Historiku

Lansimi i një platforme për promovimin e punës së studentëve ka nisur pikërisht për shkak të nevojës për të shfaqur punimet akademike të tyre, dhe më pas është elaboruar si një ide praktike nga pesë (5) studentë të Fakultetit Filozofik. Në këtë grup bëjnë pjesë Kosovar Krasniqi, Idea Peja, Zana Gërguri – të cilët janë studentë të departamentit Punë Sociale dhe Jon Bytyqi e Erion Kameri – studentë të departamentit Shkenca Politike. Më pas, kemi kërkuar mundësi bashkëpunimi me partnerë të ndryshëm në mënyrë që të kemi një mbështetje financiare në fillimet e lansimit. Mundësia më e mirë që na u është ofruar ka qenë punëtoria UPSHIFT, punëtori kjo e cila implementohet nga Organizata Jo-Qeveritare Peer Educators Network – PEN në bashkëpunim me Innovations Lab Kosovo.  Pas trajnimeve mbi projektimin e kësaj ideje, kjo morri dimensionin final si Support Students Platform – SSP dhe në garën në mes dhjetë (10) grupeve të tjera, doli fituese.

500x500

Partnerët tanë

Ky projekt është financuar nga Unicef Innovations Lab në partneritet me OJQ PEN